Është më e keqja që mund të ndodhë për një nënë: që fëmija i saj nuk vjen më në shtëpi nga shkolla.
Dhe siç shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Telegrafi, për nënën e një shtatëvjeçari në Zvicër, ky tmerr u bë realitet dje. Djali i saj u vra afër shkollës.
Një grua 75 vjeçare zvicerane është raportuar të ketë vrarë djalin me thikë. Motivi i saj: krejtësisht i paqartë.
Lidhur me këtë, është deklaruar edhe nëna e djaloshit.
“Jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë është zhdukur! Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, citohet të ketë thënë ajo duke qarë.
Kjo, siç thuhet tutje, nuk ishte hera e parë që djali i saj po shkonte vetëm në shtëpi.
Dhe fakti që ajo nuk e njeh motivin e vrasësit e bën veçanërisht më të vështirë për familjen: “Nuk e di fajtorin. Unë kurrë nuk e pashë atë dhe unë nuk e di pse e vrau djalin tim. Cila mund të jetë arsyeja për një akt të tillë? Ajo shkatërroi jetën tonë”.
Gruaja që është emërtuar Fatma L. duhej të trajtohej në spital ditët e fundit.
Ajo ka thënë se e pa djalin e saj për herë të fundit dy ditë më parë.
Sipas mediumit zviceran blick.ch, 7-vjeçari do të varroset në atdheun e tij në Kosovë. /Telegrafi/