Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vrasjet mesditën e sotme në Gjilan janë “alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative” që tha se po rriten në vend.
“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”, shtoi ai.
KRasniqi tha se “institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”.