Dy kilogram fasule dyshohet të ketë qenë arsyeja që kushëriri vrau 41-vjeçarin sot në fshatin Batllavë të Podujevës.
Personi me inicliale B.B 47-vjeçar dyshohet që së pari ta ketë goditur me veturë viktimën dhe pastaj ka shtënë me armë zjarri drejtë tij, duke e lënë të vdekur në vend, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, fqinjët e tyre thanë se kushërinjtë kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe të ndryshme mes vete, përfshirë ato pronësore.
Një ditë para se të ndodhte vrasja, në polici rasti ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”, pasi thuhet se kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por i njëjti nuk ishte arrestuar pasi ndodhej në arrati.
“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.