24 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, ka thënë se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.
Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.
Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.