Armend Behluli është i riu i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Dobërçan të Gjilanit shkruan Radio Star.
Pas ngjarjes tragjike ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ani në një shkrim në Facebook është shprehur i tronditur me vdekjen e të riut.
Shkrimi i plotë:
Thellësisht i tronditur me rastin e fundit në fshatin Miresh, ku si pasojë mbeti i vdekur i riu nga Gjilani, Armend Behluli.
Në këto momente të rënda për familjen Behluli, jemi të gjithë me ta.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, miqtë e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe urojmë që raste të tilla mos të përsëriten kurrë më!