Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë së Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vucic ka folur përsëri në lidhje me taksën e Kosovës ndaj produkteve serbe.
Presidenti serb tha se taksa e Kosovës po kërcënon ekonominë e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Vucic shtoi se do të koordinohen me Bosnjën për të tejkaluar këtë situatë.
Gjithashtu, sipas Vucic Serbia nuk ka faj për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL pasi na kanë thënë që të mos kërkojmë hyrje në organizata ndërkombëtare pa një ”marrëveshje të gjithëmbarshme”.
“Ata na kanë akuzuar neve për Interpol, edhe pse ne nuk kemi kërkuar votim në Interpol. Prandaj e morën atë vendim. Ne iu kemi thënë mos kërkoni hyrje në organizata ndërkombëtare, sepse kjo duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së gjithëmbarshme”, tha ai.
Ndër të tjerash, ai ka bërë thirrje që të hiqet taksa dhe vetëm atëherë mund të bisedojmë për të gjitha temat. Presidenti serb tha se nuk ka presion që mund ta detyrojë Serbinë të pranojë kushtet e Kosovës.
“Tërhiqni masat barbare, jo civilizuese. Kur t’i hiqni ato jemi gati të bisedojmë për të gjitha temat. Nuk ka presion ndaj Serbisë që mund të na shtyjë të pranojmë kushtet e tyre”, tha ai.