Një deklaratë e Albin Kurtit ndryshoi deri diku atmosferën që prej disa ditësh sundon në një pjesë të mediave serbe.
Në Beograd, pas deklaratave të Vuçiqit për synimin e kryeministrit të Kosovës “që t’i dëbojë serbët nga veriu më së voni deri më 1 tetor”, ka pasur një qetësi mediatike në lidhje me Kosovën dhe kjo edhe para shpalljes së zbatimit të vendimit nga Kosova të ndalojë përdorimin e tabelave serbe nga 1 gushti, dhe në të njëjtën kohë të fillojë procesi i regjistrimit të këtyre veturave me RKS.
Paralajmërimet dramatike për “Stuhinë” për serbët e veriut, që gjoja do të zbatohet nga qeveria e Albin Kurtit, në mediat proqeveritare zëvendësuan kujtimet e vuajtjeve të serbëve në Kroaci , në Jasenovc dhe përvjetorin e “Stuhisë” së vërtetë kroate – që po ashtu po afrohet.
Mirëpo, kur kryeministri i Kosovës njoftoi se ai dhe Vuçiq duhej të takoheshin në Bruksel më 19 korrik, por se Beogradi kishte kërkuar shtyrjen e këtij takimi për një muaj dhe më pas mediat në gjuhën serbe e publikuan atë, edhi reagimi rrufe e shpejtë e drejtorit i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, dhe njërit prej servilëve më të dalluar të Vuçiqit, Petar Petkoviq, transmeton Paparaci.
“Është një gënjeshtër botërisht e njohur dhe lehtësisht e verifikueshme e thënë nga Albin Kurti kundër presidentit tonë Aleksandar Vuçiq se ai që gjoja po saboton dialogun”, ka pretenduar ai duke shtuar se në fakt Kurti po përpiqet të shkaktojë një krizë të re.
Gjatë një interviste në televizionin proqeveritar “TV Pink”, në të cilën foli kryesisht për situatën ekonomike dhe energjetike, presidenti serb i është referuar shkurt Kosovës dhe ka bërë mesazhe të ngjashme lidhur me deklaratën e Kurtit.
“Ajo që më shqetëson edhe më shumë është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe situata në Kosovë, por populli i Serbisë e di se ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, dhe unë kërkoj vetëm nga vendet mbrojtëse, fuqitë nga pesëshja, që të na ndihmojnë në këtë dhe që të mos e përdor një term të rëndë – ‘që ta mbushin mend’, por që ta bëjnë Albin Kurtin të kuptojë dhe asgjë më shumë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për TV Pink./Paparaci