Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vizituar sot Medvegjën. Ai ka deklaruar se kjo komunë nuk do t’i bashkohet asnjëherë Republikës së Kosovës.
“Ju them që mos të brengoseni nga kërcënimet e Prishtinës. Po dëgjoj tregime nga Prishtina. Medvegja dhe Banja e Sijarinës, natyrisht, janë Serbi, kanë qenë Serbi dhe gjithmonë do të jenë. Këtu po investojmë para të shumta dhe do të investojmë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ai.
Më tej, numri një i Serbisë ka thënë se nuk ka nevojë që dikujt t’i përgjigjet “në kërcënime përditë dhe të aryesothet për diçka, por me rëndësi është se rezultatiu në fund do të jetë në anën tonë”.