Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se hyrja e forcave speciale të Kosovës, ROSU, ditën e shtunë në veri të Kosovës, përbën “sulm të armatosur banditësh”.
“Me hyrjen e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës u kërcënua dhe sulmua paqja”.
“Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave të sigurisë së Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër”, tha Vuçiq, raporton REL.
Njësitet speciale të Kosovës qenë të shtunën në veri në përcjellje të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vizitoi vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.