Në seancën e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe është diskutuar edhe për Kosovën dhe datën 1 shtator, kur pritet të hyjë në fuqi marrëveshja për targa dhe dokumente.
Pas takimit, ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se me ankth i pret bisedimet e nesërme.
“I jam mirënjohës ambasadorit (Hill) që konstatoi një qasje racionale dhe të arsyeshme dhe mendoj se të gjithë në BE e panë këtë. Një tjetër gjë është se shumë njerëzve nuk u pëlqen. Unë mund të flas për gabimet tona, por ne njerëzit ende po luftojmë në kushte të pamundura, ne ende po mbrojmë atë që është e jona. Me gjithë këtë, ne arrijmë të ruajmë paqen. Prandaj i pres me ankth dhe padurim bisedimet e së nesërmes”, ka thënë Vuçiq.