Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur anti-serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve. Vuçiq gjithashtu ka thënë se Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan.
Ai bëri një kërcënim të hapur ndaj Kosovës ku tha se do të shkrepet arma.
“E dini, si në shfaqjen e Çehovit në aktin e parë kur shihni një pushkë të varur në mur, nuk ka dyshim se pushka do të fiket, kështu që edhe këtu.” ka thënë Vuçiq.
Reagimi i Vuçiq ndaj ambasadorit Rohde vjen pas deklaratës se barrikadat e vendosura në veri të Kosovs, duhet të hiqen deri në Kërshëndella.
“Z. Rohde është i njohur për deklaratat e tij anti-serbe”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka shfaqur pakënaqësi edhe me politikat gjermane në rajon, duke thënë se Gjermania kërkon dominim në Ballkan.
“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, ka thënë ai.
Vuçiq, duke folur për kërkesën e Serbisë shtruar KFOR-it për t’i kthyer trupat në Kosovë, ka thënë se KFOR-i nuk po i përgjigjet Serbisë, por këtë po e bëjnë politikanët.
“Përfaqësuesit gjermanë mendojnë se mund të vendosin se çfarë fasule të hahet në Mitrovicë e çfarë në Zubin Potok”, ka thënë Vuçiq duke u ankuar që Rohde nuk po flet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gjithashtu, ai ka ironizuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kur është pyetur se kush mund ta ndal atë.
“Me gjasë ne jemi të vegjël, e ata, shqiptarët, janë të mëdhenj”, ka thënë ai.
“Është e dukshme se Kurti nuk është vetëm. Jemi të dobët krahasuar me të gjithë ata, por kur mbron lirinë dhe vatrën tënde, forca është shumë më e madhe”, ka thënë Vuçiq./B92/