Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Medvegja dhe Banja e Sijarinës do të mbeten në Serbi.
Një deklaratë të tillë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq e ka dhënë gjatë një turneu në disa lokalitete në Serbi.
Duke folur për të ardhmen e Medvegjës dhe Banjës së Sijarinës, lokalitete të cilat gjithashtu i ka vizituar, Vuçiq citohet të ketë thënë se ato do të “mbeten në Serbi”.
Ai gjithashtu ka shtuar se shteti serb do të investojë më shumë para në atë pjesë të vendit.
Ndërsa gjatë vizitës së tij në Vlasotincë, Aleksandar Vuçiç tha se zgjidhja e problemeve, duke përfshirë edhe ato me Kosovën është rezultati më i rëndësishëm.
Ndryshe, Vuçiq ka vizituar Vlasontican dhe Komunën e Bojnikut, dhe pastaj Lebanën, Medvegjën, Banjën e Sijarinës dhe Leskovcin.
Banja e Sijarinës dhe Medvegja janë lokalitete të banuara edhe me popullsi shqiptare.
Shqiptarët janë ankuar në vazhdimësi për shkelje të të drejtave të njeriut.
Nga këto pjesë, në vitin 1999 janë larguar shumë shqiptarë pas dhunës dhe presionit nga organet serbe.