Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova ka ndërmarrë sot një akt brutal të çmendurisë dhe aktin më të vështirë penal duke arrestuar, Marko Gjuriq, me sa duket sipas tij me mbështetjen e disa vendeve.
“Ishte një provokim brutal dhe i pamenduar.Ne nuk kërkojmë leje, ne vetëm i njoftojmë ata. Kështu e thotë marrëveshja Brukselit”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu ka shtuar se: Ne nuk kukasim, siç bëjnë të tjerët. Vuçiq ka shtuar gjithashtu se arrestimin e Gjuriqit e sheh si një akt kriminal.
Duhet shtuar se arrestimi i drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicës përgjatë një takimi që po mbahej në mes serbëve lidhur me dialogun Kosovë-Serbi pasi ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Kosovë./Indeksonline/