Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe në prezencë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet, shkruan Insajderi.
Ai ka theksuar sot se për Serbinë Pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por përkundrazi, se ai është krenar për këtë.
“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentit të Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim – ZSO, nuk e bëri këtë”, tha Vuçiq raporton KO, përcjell Insajderi.
Duke folur për statutin e Asociacionit të prezantuar nga pesëshja evropiane, Vuçiq thotë se një pjesë e mirë tashmë janë të përfshira në parimet e marrëveshjes së vitit 2013.