Presidenti i Këshilli Evropian, Charles Michel, ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të vizitës, Michel është ndalur në Serbi.
Ai është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë përgatitur qebapë dhe kanë ngrënë darkë
Fotografia nga darka është publikuar në Instagramin e Vuçiq.
“Përgatitëm qebapët së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në postimin në Instagram.
Ndrtshe, në një konferencë për media të enjten me Vuçiqin, Michel ka thënë se duhet të përshpejtohet integrimi në BE dhe se BE-ja do përfitime konkrete për qytetarët serbë e partnerët në rajon.