Sonte në Beograd ka vdekur, ish-gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq – Ksenija Vuçiq, në moshën 56-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në llogarinë e tij në Instagram.
Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.
Ksenija Vuçiq u takua me Vuçiqin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandar Çotriqit, raporton danas.
Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica.