Banoret e lagjes Bojanina iu bashkuan aksionit për largimin e mbetjeve dhe ruajtjen e mjedisit. Dhjeta vullnetarë të lagjes, të cilët ndihmuan edhe me mjete materiale, të mbështetur nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Gjilanit, nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit dhe kompanive private si: ndërmarrja “TREGU”, ndërmarrja “EcoHigjiena”, kompania “EL -BAU”, kompania “BULI TRADE” dhe donatori kryesor kompania “GURORA” Sh.P.K, të cilët ndihmuan që në orët e para të fillimit të aksionin për largimin e mbetjeve në lagjen Bojanina.
Organizatori Elhami Idrizi nënvizoi se Bojanina sot është shumë herë më e pastër se më parë. “Sot Bojanina është shumë herë më e pastër, por e mira s’ka fund, mund të jetë edhe më pastër”, u shpreh ai.
Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që kjo pjesë e aksionit ishte shumë e suksesshme, falënderoi pjesëmarrjen dhe angazhimin e banorëve të lagjes. Ndaj ai bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mirëmbajmë në vazhdimësi, sepse vlera e asetit varet nga vendosmëria e komunitetit për ta ruajtur atë!
Dhe se aksioni nuk mbaron me këtë pjesë!
“Kjo lagje është ndër më të vjetrat e qytetit, do të ishte me rëndësi të emancipohemi, të zhvillohemi dhe kulturohemi. Kjo është shumë pozitive” theksoi bashkëorganizatori i aksionit Shemsedin Ajeti.
“Sot iu bashkuam një nisme , por ajo që na intereson më shumë është mënyra se si nisma funksionon në lagjen tonë, ndaj jam shumë i lumtur që vullnetarët na janë përgjigjur” u shpreh pensionisti vullnetarë Ibrahim Xhelili.
Edhe banorët e kësaj pjese të qytetit duke përgëzuar iniciativen e lagjes Bojanina për pastrimin e pjesëve të ndotura të lagjes, shpresojnë në ndërgjegjësimin e vetë banorëve të lagjes, për mirëmbajtjen e mjediseve të pastra.