Në takimin e mbajtur në Livoç të Poshtëm, gjetëm mobilizimin e fuqishëm për ndryshimin e nevojshëm në komunë.
Kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, shpalosi pjesë nga programi qeverisës, pjesë të cilat prekin edhe interesin e këtij lokaliteti. Zgjidhja e problemeve me kanalizim, e ujit të pijshëm, si dhe problemeve infrastrukturore, janë prioritet mbi prioritete, sepse vetëm zgjidhja e këtyre problemeve siguron nivelin minimal të jetesës, i cili i ka munguar këtij fshati, dhe jo vetëm këtij, por këto probleme po i gjejmë ngado, andaj vetëm zgjidhja e tyre garanton jetesë më të mirë.
#përtëgjithafshatrat
www.albanhyseni.com