Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Besnik Bislimi, kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan Nevzad Isufi, deputeti Ismajl Kurteshi, anëtarë të kryesisë dhe asambleistë, sot qëndruan për vizitë në Bashkësinë Islame, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në emër të të gjithë strukturës kanë uruar përfaqësuesit e BIK-ut dhe të gjithë qytetarët e besimit myslimanë, duke dëshiruar që kjo festë të na gjejë më dorështrirë me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit.
Sakrificë jo vetëm për festa, por çdo ditë!