Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan kanë paralajmëruar mbajtjen e konferencave për media. Secila prej këtyre partive do të mbajë konferencën në selitë e tyre në Gjilan, duke trajtuar temat dhe zhvillimet aktuale që prekin qytetin dhe politikën lokale.
Në këto konferenca pritet të flitet për situatën politike dhe vendimeve të fundit në Komunën e Gjilanit.