Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujeci nuk është befasuar nga kërcënimet për luftë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe, pasi që siç ka thënë ajo, Vuçiq nuk dallon nga ish-shefi i tij, Millosheviq, shkruan GazetaBlic.
Në një prononcim për GazetaBlic, Bogujevci ka thënë se qasja e Kosovës, deri më tani, sipas saj, e ka normalizuar një Vuçiq të tillë. “Nuk mund të befasohemi nga kërcënime të tilla nga Vuçiq e as nga partia e tij në Kosov, Lista Serbe. Kjo tregon që ky bashkëpuntor i ngushtë i Milosheviqit nuk ndryshon asgje ne permbajtje nga ish-shefi i tij. Në anën tjetër edhe vet Lista Serbe është produkt i negociatave Kosovë-Serbi, pra ajo me shumë e përfaqëson Beogradin se interesin e qytetarëve serbë të Kosovës. Qasja e Kosovës në negociatat e deritanishme e ka normalizuar një Vuciq të tillë, i cili na tregon shpesh që nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Bogujevci.
“Kjo qeveri që në fillim u krijua si pasojë e një shantazhi të dyfishtë, duke ja hequr reciprocitetin Serbisë se Vuciqit dhe varej direkt nga votat e Listes Serbe. Pra për Republikën e Kosovës s’kishte si të bëhej më keq. Fokusi jonë nuk duhet të jetë gjithaq te diskursi i kahmotshem i Serbise qe tash perfaqesohet nga Vuciq, por te ne qe duhet te sillemi si Republike normale dhe t’i vendosim reciprocitet ketij vendi qe per qellim ka zhberjen tone”, thotë ajo.I pari i Serbisë, Vuçiq tha se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.Ky kërncëim ngjalli reagime të ashpra nga politikanët kosovarë, ndërkohë për të njëjtat reaguan edhe OVL – UCK.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vuçiqit për “luftë të dhunshme”.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Kosova nuk është as Nagorno Karabak, as konflikt i ngrirë”, tha në anën tjetër Ministria e Jashtme e Kosovës, duke shtuar se “krahasimet e qëllimshme të Vuçiqit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit”, tha ai.