Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta pranojë ofertën publike të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, që kryeministri Kurti ta kthejë në ministri Agim Veliun dhe LDK ta tërheq mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Burime të Gazeta Blic, brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë konfirmuar se kjo gjë nuk do të pranohet nga ana e tyre.
Jo Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranon këtë ofertë, është e papranueshme për neve”, ka thënē ky burim i lartë brenda VV-së.