Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan ka mbajtur takimin e radhës në kuadër të Zgjedhjeve të parakohshme. Këtë radhë kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes kanë takuar e bashkëbiseduar me pensionistët gjilanas.
Kandidatët për deputetë kanë paraqitur para të pranishmëve programin politik e ekonomik me të cilin do të qeveriste Lëvizja Vetëvendosje pas Zgjedhjeve të 11 qershorit. Fokusi padyshim ishte skema pensionale e Lëvizjes dhe rritja e pensioneve, gjë e cila u pasua me një bashkëbisedim në mes pensionistëve dhe kandidatëve për deputetë.
Pensionistët me mjaftë interesim i ndjekën fjalimet e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes dhe në fund u ndanë të kënaqur mbi Alternativën qeverisëse.
Kandidati për deputet Ismajl Kurteshi theksoi se: “Alternativa qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! synon të ndërtojë një sistem pensional të qëndrueshëm dhe të barabartë, që garanton pensione stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme, por në të njëjtën kohë përkujdeset për pensionistët.”
Kandidatët tjerë Nevzad Isufi dhe Shemsi Syla sqaruan para të pranishmëve sistemin pensional dhe se si Lëvizja Vetëvendosje mendon ngritjen e pensioneve.
Shemsi Syla theksoi se: “Alternativa mendon për një kontribut shtesë që do të aplikohet në tregun e punës nga 5% në 8% , me ç’rast difereca prej 3 % që do të siguroj të ardhura vjetore prej më shumë se 80 milion euro të cilat do të ndihmojnë në rritjen e pensioneve aktuale.”
VV- Pensionet do të rriten, stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme
Ndani këtë artikull