Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka treguar paknaqësitë që ka me qeverinë Hoti.
Në një postim në “Facebook”, nga VV -ja theksohet se qeveria Hoti po luan me pasurinë e Kosovës sikur ato të mos përfaqësonin asgjë.
“Kryeministri Koti pasi u zotua ta ndajë Ujmanin me Serbinë u zotua se edhe emrin do t’ja ndërrojë. Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës sikurse ato të mos përfaqësonin asgjë. Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës dhe i tillë do të mbetet. Ujmani nuk është simbolikë, ai është pasuri esenciale e vendit”, thuhet në postim.