Xhafer Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri.
I njëjti ka theksuar se udhëheqja duhet të dijë edhe kur të hapë rrugë për energji të reja dhe jo vetëm për të prirë.
“Me shumë dashamirësi, reflektim dhe përgjegjësi të thellë politike, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri. Ky vendim nuk vjen as nga lodhja, as nga zhgënjimi. Vjen nga dashnia e madhe që kam për qytetin e zemrës dhe nga respekti që kam për secilin prej jush”.
“Besoj se udhëheqja duhet të dijë jo vetëm kur të prijë, por edhe kur të hapë rrugë për energji të reja, për një kapitull tjetër të LDK-së në Vushtrri. Rruga ime politike ka filluar shumë herët”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tha se do të vazhdojë të punojë në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.










