Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar qytetarët pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente.
Sveçla ka thënë se ligjshmëria dhe kushtetueshmëria në Kosovë janë premist mbi të cilat od të zbatohen marrëveshjet nga procesi i dialogut, përcjell teve1.info
“Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi fare këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim. Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për dokumente. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.