Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Gjilan, Selver Xhelili, për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit, ka uruar prindin e tij dhe të gjithë mësuesit shqiptarë shkruan Radio Star.
Më tutje Xhelili ka thënë se ësgtë festë për të theksuar rëndësinë e arsimit, dijes, përparimit dhe kultivimit të dashurisë për shkollën.
Shkrimi i plotë:
Urime 7 Marsin!
Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Është festë për ta theksuar rëndësinë e arsimit, dijes, përparimit dhe kultivimit të dashurisë për shkollën.
Unë kisha kënaqësinë dhe fatin të jem bir i një mësuesi dhe ta përjetoja jetën e angazhimin patriotik të prindit tim mësues dhe të gjithë mësuesve shqiptarë, si para luftës, ashtu edhe pas çlirimit dhe lirisë së Kosovës.
7 Marsin, ia uroj së pari prindit tim dhe të gjithë mësuesve e mësuesve shqiptarë! Jeni shtresa e shoqërisë që e mbajtët gjallë në kohërat më të vështira, dashurinë për dijen dhe progresin! Respekte të pafundme për ju!
Urime!