Biznesmeni nga Gjilani, Selver Xhelili, vetëm një javë ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fton qytetarë t kosovar që aktualisht punojnë dhe veprojnë në ShBA, të votojnë ish presidentin Donald Trump, për kryetar të SHBA-së , për shumë arsye, e veçanërisht në aspektin ekonomik.
Lidhja e afërt me republikanët, thotë Xhelili, na mundëson që të kemi investimeve amerikane në Kosovë dhe përfitimet që ato sjellin për zhvillimin e vendit tonë.
“Jemi shumë të bindur se me fitoren e Trump për president të SHBA-së , ne si Kosovë do të përfitojmë investime të papara ndonjë herë dhe në këtë rast përfitues do të jenë qytetarë te Kosovës”, ka thënë mes tjerrash Xhelili. Ai është tepër optimistë për këto investime, pas një vizite të tij, që kishte bërë në muajin shtator përtej oqeanit atlantik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte takuar biznesmenë dhe liderë politikë amerikanë.
Xhelili kishte takuar edhe Eric Trump, djali i Donal Trumpit, me të cilin kishte diskutuar për Kosovën dhe mundësitë e investimeve të nevojshme amerikane në vendin tonë .
“Krijimi i lidhjeve që kemi pas gjatë takimeve, duke ju prezantuar potencialin e madh që ofron Kosova si një destinacion për investime, mendojmë fuqishëm, se me ardhjen në pushtet të republikanëtëve, Kosova do të përfitoj shumë , meqë bashkëpunimi me investitorët amerikanë është jetik për të na ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka potencuar Xhelili.