Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili ka dhënë një premtim për qytetarët e Anamoravës.
Xhelili ka thënë se nëse zgjidhet deputet do të hap një zyre për qytetarët që t’iu mundësojë atyre t’i adresojnë të gjitha kërkesat.
Postimi i plotë në Facebook:
Do ta hapi si deputet, një zyre për qytetarët
Të dashur qytetarë dhe votues,
ju premtoj se do të jem zëri më besnik dhe përfaqësuesi më aktiv për kërkesat e qytetarëve e projektet e Anamoravës në Kuvendin e Kosovës. Çdo problem i juaji, do të adresohet në Kuvend dhe komisionet përkatëse parlamentare. Do ta keni zyren e hapur në Gjilan, sapo të fitoj ulësen si deputet dhe jeni të mirëseardhur të vini për çdo shqetësim, ide e kërkesë që keni.
Më jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përkushtim.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅