Nënpatronatin e presidentës Vjosa Osmani, sot është mbajtur Akademia përkujtimore për dr. Ibrahim Rugovën shkruan Radio Star.
Pas kësaj ka reaguar Selver Xhelili, pasi ka thënë se ka qenë gabim loja politike e pushtetarëve lokalë të Vetëvendosjes në Gjilan, për ta hequr nga Akademia Përkujtimore e Flakës së Janarit.
Shkrimi i plotë:
Më 21 janar 2006 vdiq Presidenti Ibrahim Rugova, i cili udhëhoqi Kosovën para luftës dhe disa vjet pas saj. Ajo çka kam mësuar nga përvojat jetësore dhe vizitat në vendet perëndimore, është respektimi dhe kujdesi ndaj kujtesës institucionale. Ka qenë gabim loja politike e pushtetarëve lokalë të Vetëvendosjes në Gjilan, për ta hequr nga Akademia Përkujtimore e Flakës së Janarit, nderimin e Rugovës, duke e imponuar pastaj atë, Presidentja Vjosa Osmani, partneri i koalicionit në nivel qendror. Nuk bëhet politikë ditore me kujtesën institucionale. Shteti ka vazhdimësi. Loja politike mbaron aty ku fillon kujtesa e shtetit, ndërsa me çdo veprim të politikanëve, merren historianët e studiuesit e ndryshëm. Prandaj, le të kujtojmë sot me respekt Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, për të marrë vlerat më të larta të unitetit, urtësisë dhe diplomacisë së orientuar euro-atlantike. Presidenti Hashim Thaçi veproi gjithmonë si lider shteti, kur la anash ndasitë politike dhe për çdo përvjetor, e përkujtoi Rugovën me përulje e respekt. Rugova mbetet pjesë e rëndësishme e historisë më të re të Kosovës.