Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Zhegër, fshatin e heroit Agim Ramadani.
Xhelili ka shpalosur vizionin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Statusi i plotë:
Një takim tjetër i rëndësishëm gjatë fushatës zgjedhore në Zhegër – në fshatin e heroit, Agim Ramadanit, i cili luftoi për dinjitetin e këtij vendi, duke e sakrifikuar edhe jetën për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne erdhëm për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj. Partia Demokratike e Kosovës e ka një vizion të qartë dhe një angazhim të fortë për t’i dhënë Zhegrës, Gjilanit dhe gjithë Kosovës, një drejtim të duhur qeverisjes qendrore. Le të bashkohemi të gjithë, sepse ndryshimi që duam është në duart tona. Ky është momenti për të rikthyer besimin dhe shpresën, për të ndërtuar një Kosovë ku çdo qytetar të ndihet i mbrojtur nga pasiguria ekonomike, sociale e politike. Për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Kosovën që e meritojmë.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅