Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më te kombëtarja e Zvicrës, megjithatë mund të udhëtojë për në Kosovë për ta ndjekur ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.
Tifozët zviceranë vazhdimisht e kanë kërkuar rikthimin e kapitenit të Baselit që kur njoftoi pensionimin nga “Helvetikët”, por Shaqiri ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë.
Në një intervistë për “Tages-Anzeiger”, ai tha haptas: “Atëherë do ta them tani: Po e hedhi poshtë (mundësinë që të luajë prapë për Zvicrën)”.
Shaqiri shtoi se po konsideron të udhëtojë për në Prishtinë si tifoz:
“Sa e shikon Zvicrën që prej pensionimit? I shikoj thuajse të gjitha ndeshjet, me plot emocione. Ndoshta do të udhëtojë për në Kosovë si tifoz që ta shoh ndeshjen finale të kualifikuesve për Kupën e Botës”.
Në fund, ish-lojtari i Liverpoolit dhe Bayern Munichut bëri me dije se nuk ndihet më i lidhur me fanellën e Zvicrës, veçanërisht për ndeshjet që kërkojnë udhëtime të gjata:
“Ndonjëherë mendoj se çfarë do të kisha provuar në këtë apo atë situatë. E di çfarë mund të arrija ende. Por kjo nuk më ngjall më dëshirë. Dhe kur mendoj për ndonjë udhëtim të rastësishëm në San Marino, Andorra apo Ishujt Faroe, jam me të vërtetë i lumtur që gjërat janë kështu siç janë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se, në rast se Kosova e mposht Slloveninë dhe Zvicra humbet pikë ndaj Suedisë, përballja në “Fadil Vokrri” do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila kombëtare shkon direkt në Kupën e Botës.