Xherdan Shaqiri në këtë skuadër me të përfunduar Botërori
Liverpool nuk e ka zbehur interesimin për Xherdan Shaqirin e Stoke City sië është thënë.
Madje siç shkruajnë mediat e huaja, ylli i Zvicrës menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, do të konfirmohet si lojtar i The Reds.
Trajneri Jurgen Klopp është i interesuar që të përforcohet mjaftueshëm për sezonin. Ai deri tash ka blerë Fabinho dhe Naby Keita, por që ka në plan edhe blerjen e Shaqirit.
Liverpool është në kërkim të plotësimit të boshllëkut që ka lënë Philippe Coutinho dhe me dështimin për ta transferuar Nabil Fekir, Xherdan Shaqiri është opsioni më i përafërt për këtë.