Futbollisti i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e kanë dhënë mediat në Zvicër, që kanë treguar se Shaqiri tashmë është në izolim.
Kombëtarja e Zvicrës e ka ftuar Shaqirin për ndeshjet e tetorit, por duket se nuk mund të llogarisë në të.
Kosovari nuk u ftua në ndeshjen e fundit të Liverpoolit.
Mbetet të shihet nëse kjo është arsyeja.