Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka zhvilluar mbledhjen e parë në përbërje të re, pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të këtij organi vendimmarrës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit kanë votuar për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Komisionit të KPM-së.
Pas procesit të votimit, Kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh z. Xhevat LATIFI , ndërsa Nënkryetar u zgjodh z. Granit MUSLIU. Mandatet e tyre janë dyvjeçare, sipas Ligjit për KPM-në.
z. LATIFI ka lindur në Gjilan më 1968. Është Magjistër i sociologjisë. Për shumë vite ka punuar në media të Kosovës, në projekte të shoqërisë civile dhe aktivitete të ndryshme të diplomacisë publike si bashkepuntor me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Është anëtar i Albanian PEN Center. Ka botuar dy libra me poezi dhe ka fituar disa çmime të ndryshme letrare.
Është i martuar me Lumnije Latifin dhe kanë tre fëmijë: Lemba, Valma dhe Bliri.