Analisti Xhevdet Pozhari ka shkruar në Facebook se një zv.ministër i Qeverisë Kurti e ka kërcënuar.
Pozhari nuk ka treguar emrin e këtij zv.ministri, mirëpo ka theksuar se të njëjtin e ka kritikuar për “deklarime absurde”.
“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru. Sa poshtë kanë rënë disa!”, shkruan ai.