Xhevdet Shabani, është edhe lojtari i radhës i cili ka përfunduar bashkëpunimin me Dritën, shkruan Gazetasheshi.com.
“Rrapa” nuk ka arritur akordin e marrëveshjes me skuadrën gjilanase dhe kështu ai është larguar nga Drita.
Ai përmes një shkrimi në postimin e tij, ka rrëfyer një histori të gjatë duke i falendëruar të gjithë ata që i kanë përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve sa ishte pjesë e tyre.
Postimi i Shabanit:
Pershendetje sportdashes
Pas nje periudhe te gjate te kaluar ne klubin e Drites, ka ardhur momenti qe te ndahemi pasi nuk kemi arritur marreveshje per bashkepunim te metutjeshem!
Dua t’i falemnderoj te gjithe ata qe na kane perkrahur gjate ketyre viteve, ne te cilat une kam kaluar momentet me te mira ne karriere, duke fituar tituj kolektiv e individual dhe duke i gezuar tifozet me te mire ne vend INTELEKTUALET!
DRITA dhe INTELEKTUALET do te kene gjithemone vend te veçante ne zemren time, qyteti juaj do te jete shtepia ime e dyte pergjithmone!
Dua ta falemnderoj klubin per korrektesine e treguar dhe gatishmerine e tyre per te na qendruar afer ne cdo situate. Falemnderit stafit mjekesor, ekonomet si dhe ne veqanti bashkelojtaret dhe tifozet me te mire Intelektualet!
Drites dhe bashkelojtareve i uroj suksese ne vazhdim, ndersa une se shpejti do te vendos per njeren nga ofertat qe kam marre!
34 vjeçari tek skuadra e Dritës ka qenë që nga viti 2017 dhe gjatë gjithë këtyre viteve ai ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh për këtë skuadër, ku edhe në vitin 2018 është shpallur edhe si futbollisti i vitit në Kosovë.