Stresi dhe modelja Juliana Nur kanë zhvilluar një debat të vogël në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Reperi nga Shqipëria e ka kritikuar modelen drenicase për paraqitjet ekstravagante, duke i sugjeruar që të bëjë kujdes me veshjet.
Ai u shpreh se përderisa ajo e thekson me mburrje prejardhjen e saj nga një trevë si Drenica dhe faktin që është mbesë e një familje të madhe patriotike, duhet që të jetë më ndryshe dhe e kujdesshme në paraqitje.
“Edhe një këshillë e kemi për ty, te paktën kur flet ne kërkojmë prej teje qe me veshjen të mos jesh aq ekstravagante. Ke disa sekuenca, e ke përmend Drenicën fort, ti e din si janë femrat drenicase – femrat drenicase nuk gatuajnë me ‘Fendy’, për palestër je numër një, bravo të qoftë, femër inkurajuese dhe ushtron, se kur thua je mbesë e Jasharajve duhet të jesh dikush tjetër”, i ka thënë Stresi bukuroshes Nura përgjatë debatit./Insajder