Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani ka thënë se dëshira e tij është që Drita të fitojë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollisti i Lecces theksoi se tifozët e Dritës e përshëndesin dhe i shkruajnë gjithmonë.
”Unë bëj tifo për qytetin tim, teksa më vjen keq për trajnerin Ismet sepse unë e shikoj skuadrën e Ferizajt sepse aty jam rritur dhe kam dalë nga aty, normalisht që bëj tifo për Ferizajn”.
“Edhe një skuadër që dëshiroj ta fitoj titullin në Kosovë është Drita, sepse edhe tifozët ‘Intelektualët’ më shkruajnë gjithmonë dhe më përshëndesinm, kam qejf t’i shikoj gjithë mirë”, tha Ramadani në RTV Dukagjini.
Kujtojmë se 27-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave kosovare si Ferizaj, Drita dhe Prishtina./Lajmi.net/