Njëri ndër talentët më të mëdhenj që po i vjen FC Dritës dhe Kombëtares së Kosovës, padyshim është mbrojtësi i Kombëtares U-19, Yll Ibrahimi nga i cili pritet të këtë një karrierë të madhe futbollistike.
Ibrahimi i cili edhe pak muaj mbush 18 pranvera nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, i cili e ka ftuar në dy grumbullimet e mbajtura brenda 15 ditësh.
“Jam shumë i lumtur që Përzgjedhësi Krasniqi ka pasur besim në mua për ti parë nga afër vlerat e mia futbollistike, gjatë dy grumbullimeve që i kemi pasur jam shumë i kënaqur me stërvitjet që i kemi bërë çka për ne është edhe një motivim edhe më i madh për të shpalosur aftësitë tona në fushën e gjelbërt”, ka bërë të ditur 17 vjeqari, Ibrahimi.
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares U-19, Ibrahimi, është i lumtur që do të jetë pjesë në dy ndeshjet miqësore me “kuqezinjët” e Kombëtares së Shqipërisë në “Elbasan Arena”.
“Nuk ka nder më të madh se të luash për vendin tënd, do të japë më të mirën që mundem për të mos e zhgënjyer Përzgjedhësin tonë, do të jetë një sprovë e mirë për të parë fuqinë të cilën e posedojmë”.
Kombëtarja e Kosovës U-19 me 16-18 qershor në “Elbasan Arena”, zhvillon ndeshjet me Shqipërinë.