Mbrojtësi i krahut të SC Gjilanit, Yll Ibrahimi, do të jetë titullar sot me përfaqësuesen e Kosovës U21 në ndeshjen kundër Polonisë.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin kosovar me skuadrën e tij, Ibrahimi ka fituar vendin e tij në përfaqësuese dhe besimin e trajnerit Afrim Tovërlani.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke nisur nga ora 19:00.