Pas përfundimit të bashkëpunimit me FC Dritën, Yll Ibrahimi ka gjetur klubin e tij të ri shkruan Radio Star.
Sipas informacioneve ekskluzive që ka ‘Radio Star’, Ibrahimi ka arritur marrëveshje me rivalin e përbetuar të Dritës, SC Gjilanin.
Në ditët në vijim pritet edhe prezantimi i tij tek skuadra e SC Gjilanit dhe të jepen detajet rreth këtij transferimi.
SC Gjilani së shpejti do të prezantoj edhe trajnerin e saj Ardian Nuhiu, i cili tanimë është pjesë e skuadrës gjilanase.