Analisti, Visar Ymeri pas takimit të kryeministrit Albin Kurti, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin ka thënë se është problematike nëse shkohet në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit.
“Unë mendoj që theksi që ia vuri te shpërndarja e kuvendit edhe Krasniqi është problematike për mua nese ne shkojmë në zgjedhje përmes shpërndarjes së kuvendit dhe pastaj vënies së përqëndrimit të kuvendit edhe pse kuvendi nuk është për tu livduar për funksionimin që e ka pasur,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.
Sipas Ymerit, nëse shkojmë në zgjedhje kjo është se dëshiron vetë kryeministri.
“Nëse ne shkojmë në zgjedhje është sepse kryeministri po don të shkojë në zgjedhje se nësë kuvendi nuk po funksionon tash me sa mbaj mend unë që një vit e më shumë kemi problem me kuvend, Kryeministri Kurti tha që sipas tij legjislatura është e suksesshme e i ka pasë 224 ligje e që po më shkruajnë deputetët nga kuvendi është e pavërtetë.”
Ymeri tha se nuk kanë ngecur ligjet se ka dështuar kuvendi, por se qeveria nuk i ka dërguar ligjet, e shumë prej ligjeve që kanë qenë në agjenda legjislative nuk i ka dërguar fare.
“Për marrëveshjet ndërkombëtare nuk i ka deputetët e VV-së që poi a votojnë sepse po t’i kishte pasur krejt koalicionin qeverisës për marrëveshjet ndërkombëtare plus votat e LDK-së që kanë thënë që i votojnë, kish mjaftuar,” tha Ymeri.