Analisti dhe politikani Visar Ymeri ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e një qasjeje negative në opinionin publik të Kosovës ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit dhe përfaqësuesve amerikanë, si Richard Grenell.
Sipas Ymerit, kjo ndjenjë refuzuese nuk është rezultat i një analize të gjerë nga shoqëria, por pasojë e një narrative të vetme politike që ka dominuar diskursin publik.
“Mendoj se Kosova, si opinion publik, jo si individ, ka qasje negative karshi Marrëveshjes së Uashingtonit, karshi Richard Grenell dhe të tjerëve.
Unë mendoj që është veç një arsye: sepse narracioni për këto çështje politike ka ardhur veç nga një burim – vetëm nga Vetëvendosja. Kërkush tjetër nuk ka folur,” tha Ymeri. /Paparaci