Kudo që po shkojmë, përkrahjen masive po e gjejmë aty. E njejta ishte edhe në Zabel të Sahit Agës. Aty u njoftuam me problemet e qytetarëve, si mungesa e hapësirave rekreative, problemi me ujë të pijshëm, problemet me kanalizim e probleme të tjera infrastrukturore.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatet për asamble Ema Aliu e Ardhmërie Jakupi, u zotuan se një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm për zgjidhjen e problemeve esenciale, gjithashtu shpalosën pjesë të ndryshme të programit qeverisës.
#Përtëgjithalagjet