Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se sot një qytetar e ka ndalur në rrugë dhe i ka thënë të kthehen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Berisha, ka thënë se qytetari e ka pyetur kështu, pas krizës së krijuar ekonomike dhe energjetike.
Sipas tij, qyrtetari nuk kishte besuar që “në Kosovë mbi gjysa janë ‘budallë’ dhe votën ja japin Albinit”.
“Gjatë gjithë rrugës Prishtin-Prizren nuk më është hequr nga mendja ajo skenë, për të cilën nuk disha a me qeshën a me qajtën!”, ka shkruar ai në Facebook.