Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar gjashtë pika si kushte për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Kurtit këto janë kushtet për Asociacionin:
Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave cfarëdo të drejta për serbët në kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.
Si kushte tjera ai përmendi edhe shpërbërjen e strukturave ilegale dhe dorëzimin e armëve ilegale. Kryeministri i Kosovës përmendi në fjalën e tij po ashtu edhe se duhet të kishte Reciprocitet, në lidhje me çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Serbisë.
Abdixhiku, kryetar i LDK-së, u shpreh menjëherë më pas se data e sotme do të mbahej mend si datë e pranimit të Asociacionit, por Kurti u përgjigj më pas se ai po reduktonte gjashtë kushtet në vetëm një.
Ai ka thënë se Kurti po tregon se Asociacioni po bëhet.
“Kjo datë e sotme e 2 shkurtit të viti 2023 është datë e pranimit të asociacionit nga kryeministri i Kosovës. Nuk po them që është i mirë a keq. Unë po them se kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja i vitit 2013, që është obligim ndërkombëtarë është e bëshëm me disa kushte. Dhe kushti thelbësor është që ky asociacion të jetë në përputhje me Kushtetutën Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
“E dëgjuat edhe një herë kryeministrin. Foli tre minuta, por nuk e mohoi thelbin. Dhe këto gjashtë kushte – i thonë respektim i Kushtetutës së Kosovës, që është pjesë e marrëveshjes së vitit 2015. Jo gjashtë, por edhe gjashtëdhjetë tjera m’i jepni. Por, Kushtetuta e Kosovës e ka përshkruar saktë. Kjo është manipulim i opinionit publik,” ishte replika e Abdixhikut.
Kurti më pas replikoi sërish me Abdixhikun duke i thënë se “Zajednica nuk kalon” përkundër që më herët tha se mund të konsiderohej. Ai u kritikua edhe në lidhje me mos-raportimin e tij për dialogun në Kuvendin e Kosovës.
“Unë e kam të qartë që ju keni qejf me ju bo Zajednicën. Por, Zajednica nuk kalon”, tha Kurti.
/GazetaSinjali/