Shkruan: Emrush T.Shkodra
Territoret e sunduara nga perandoria osmane po liroheshin kah fundi i vitit 1912. Mbrapa po mbetej një popullsi e dërrmuar nga sundimi i egër shumë vjeçar Osman, dhe territore të tëra po mbeteshin po ndonjë rregull qeverisës e funksional.
Perandoria osmane kishte lënë pas me sundimin e saj mbi 85% të popullsisë analfabete, dhe mbi 90 % e popullatës të varfër skajshmërisht.
Nuk kishte një organizmin shtetëror, e as territor të definuar. Nuk ishin lejuar të krijoheshin figura udhëheqëse ndër shqiptare, dhe si rrjedhojë rajone të ndryshme ishin munduar në mënyra vetanake të organizoheshin në çlirimin e territoreve shqiptare nën sundimin osman. Organizmi ishte krejtësisht në mënyra primitive, popullore e fisnore. Perandoria kishte ruajtur lidhjet me fqinjët grabitqar, dhe nuk i kishte larguar langonjtë armiqësor që rrethonin shqiptarët, përkundrazi kishte mbajtur marrëdhënie të mira me ta, dhe rezultatet do të duken më vonë. Kishte pasur shpërngulje masive nga territoret serbe e Maqedonase drejt Turqisë, vendbanimet e tyre digjeshin, dhe gjurmët e tyre shfaroseshin deri nën dhe (shih Edit Durham, Through the Lands of the Serb).
Lëshimi i territoreve shqiptare nga perandoria osmane vinte në kohen siç u potencua më lartë, popullatë e çorganizuar, e varfër, analfabete, dhe pa një territor të caktuar.
Apetitet e fqinjëve tanë për gllabërimin e tokave shqiptare ishin shumë të mëdhaja. Me ikjen e osmanëve u rriten edhe më shumë, ata filluan aneksimin e territoreve shqiptare, filluan spastrimin etnik të popullatës shqiptare. Përvoja e tyre institucionale, dhe shtetërore që kishin ne avantazh ju ndihmoi shumë.
Eksponanca e saj, perandoria osmane pasi kishte varfërua shqiptarët skajshmërisht, pasi i kishte çarmatos, i kishte vrarë ata të cilët kishin kërkuar të drejtën e tyre brenda perandorisë po ju vinte fundi. Po mposhteshin nga shqiptarët dhe fuqitë tjera perëndimore, dhe ata po iknin me bisht ndër këmbë, duke lënë pas një katrahurë rrëqethëse saqë pasojat e sundimit të tyre do të shkonin dhe ndjeheshin deri vonë .
Perandoria osmane bëri çmos dhe u orvat të pengonte shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse perandoria ishte e vetëdijshme për territoret që do të shpallet pavarësia, nuk bëri asgjë për ti ndaluar fqinjët serbo-maqedon-malazeze e Grek në aneksimin e territoreve shqiptare.
Shqiptarët i la në baltë, me shpalljen e pavarësisë ata nuk rezistuan më shumë, dhe ikën të koritur.
Fqinjët barbar filluan të përdorin disa lidhje që kishin lënë osmanët ndër të ashtuquajtur shqiptarë, dhe disa i përdornin edhe për biseda më bashkësinë ndërkombëtare.
Kështu nga 110 mijë kilometra katror se pandehej se ishin territor shqiptarë, ku përfshihej, Kosova, Ulqini, Igumenica, Shkupi, Janina. Territoret shqiptare tkurren në 28 mijë kilometra katror.
Cungimi i trojeve shqiptare
“Konferenca e Londrës, që e cungoi atë që duhej të ishte Shqipëria e pavarur, i jepte Shtetit të ri një sipërfaqe me rreth 28.000 km2, me 800.000 banorë. Kjo nuk ishte Shqipëria e Madhe që dëshironin patriotët. Ata do të donin të katër ish-vilajetet turke të Shkodrës (10.800 km2), të Janinës (17.000 km2), të Kosovës (32.900 km2) dhe të Manastirit (28.500 km2), së cilës i shtonin edhe një pjesë të vilajetit të Selanikut (rreth 3.000 km2), pra gjithsej 92.200 km2, me një popullsi prej rreth më se dy milionë e gjysmë banorë. Por kjo kërkesë e tyre ishte një aspiratë e tepruar, sepse, ndërsa është e vërtetë që shteti i përkufizuar nga Konferenca e Londrës, nuk përmblidhte të gjithë familjen e madhe të shqiptarëve. Është e vërtetë edhe se, brenda këtyre kufijve të pretenduar, intensiteti i grupeve të shqiptarëve zvogëlohet, sa më tepër ato largohen nga bërthama qendrore e përbërë nga Shteti i ri, deri në atë shkallë sa ato lejoheshin brenda popullsisë greke dhe sllave, që përbënin shumicën. Krijimi i një shteti shqiptar të madhësisë mesatare, siç u projektua nga Evropa, dhe e banuar thuajse vetëm nga shqiptarë, ushqente shpresën se do të mënjanonin kërkesat këmbëngulëse fetare dhe politike në dobi të njërës ose tjetrës propagandë, dhe duke nxjerrë në pah një ndjenjë civile, do të sigurohej mirëqenia e atdheut të përbashkët.( shih: ANTONIO BALDACCI (Romë, 1917)-Pse u nda Shqipëria në fillim të shekullit XX ).
Për shqiptarët ditët e zeza po vazhdonin, tash më një intensitet edhe me të madh, dhe me armiq më të shumtë, iku një, u turrën katër tjerë.
Shqiptarët kishin mbet plotësisht të vetëm, pa miq, pa ndihmë, të varfër e të rraskapitur nga një pushtues i rreptë, siç ishin osmanet.
Thomas Woodrow Wilson) 28 dhjetor 1856 – shkurt 1924). Presidenti i SHBA në vitet 1913-1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Versajë (1919-1920); hartues i Deklaratës së 14 pikave të shpallura më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë dhe vetëvendosjes së popujve; ideator i Lidhjes së Kombeve; Kundërshtoi kompromisin anglo-franko-italian në janarin e 1920, e cila parashikonte kalimin e Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë S.K.S vetëm të drejtën e një daljeje ekonomike në territorin e shtetit shqiptar; Ndërhyrja e Presidentit W. Wilson ishte fitim kohe për Lëvizjen Kombëtare shqiptare e cila e organizoi Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920) dhe Luftën e Vlorës (11 qershor- 2 gusht 1920), që siguruan tërësinë tokësore dhe pavarësinë e Shqipërisë. Pas vdekjes së Presidentit Ë. Wilson, Asambleja Kushtetuese më 4 shkurt 1924, nderoi kujtimin e tij, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi (shih: Dr.Nebi Dervishi)
Në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, ruhen mjaft dokumente origjinale të shtetit shqiptar që bëjnë fjalë pikërisht për kërkesat e shqiptarëve drejtuar Qeverisë amerikane për mbështetje të interesave të saja të pavarura. Vështirësitë e panumërta që ndeshen shqiptarët fill pas shpalljes së pavarësisë, rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar. Për veprimtarët politik por edhe për njerëzit e thjeshtë u bë krejtësisht e qartë së Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Luftërat ballkanike rrezikonin jo vetëm copëtimin e trojeve shqiptare midis fqinjëve, por ndoshta edhe fshirjen përfundimisht nga harta politike e Evropës e një shteti shqiptar.
“Një votë kam edhe atë do t’ia jap Shqipërisë”
Presidenti W. Willson ka qenë një mik i përhershëm i shqiptarëve. Ka mbetur prej Tij shprehja lapidare “një votë kam edhe atë do t’ia jap Shqipërisë”. Kjo është një arsye më shumë që figurës së tij t’i kushtohen portrete modeste nga shqiptarët deri në amshim.
Shumë pak njerëz e njohin nga afër figurën e presidentit e 28-të Amerikan që shërbeu në këtë detyrë nga 1913 deri në 1921. Figura e tij lidhet shumë më shqiptarët, dhe është jetike prezenca e tij në kohën kur shqiptarët me territoret e tyre të sapo dala nga pushtuesit osman, ishin ra në duart ë fuqive tjera perëndimore të cilat ishin po aq të pamëshirshme sa edhe vet perandoria osmane.
Woodrow W.Wilson Lindi më 28 dhjetor të vitit 1856, në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile (1861-1865), midis Veriut dhe Jugut. Ndonëse me origjinë nga jugu konservator, Wilsoni u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtuar njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër.
Është e llahtarshme të çosh në luftë këtë popull të madh paqësor
Presidenti e quante se hyrja në Luftë (6 prill 1917 – Kongresi amerikan i shpalli luftë Gjermanisë), ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, thoshte ai, – të çosh në luftë këtë popull të madh paqësor…, por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë…, për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël, për një pushtet universal të së drejtës”.
Për shpërthimin e luftës Wilsoni nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqëses gjermane.
Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Trepalëshe). Presidenti i SH.B.A-ve bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force? “Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekuilibër force, por bashkësi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashkët e organizuar”. Duhej t’i hapej rrugë një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin: “Është e drejtë”? “Është e arsyeshme”, “Është në interesat e njerëzimit” ?.
Fuqitë e mëdha tokat shqiptare i kishin tkurr nga 110 mijë kilometra katror në 28 km/k. Këta kishin organizuar konferencë tjetër të radhës, ku territoret shqiptare sërish do të viheshin në tavolinat e fuqive të mëdha për ndarje të mëtutjeshme, ku interesat e fuqive të mëdha, shkonin në favor të fqinjëve tanë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, e më gjerë.
Shpallja e pavarësisë gjysmake e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte padyshim një përfundim logjikë i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, por edhe një përcaktim i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës. Mirëpo, nga akti sublim i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë e deri në njohjen e tij përfundimtar si shtet i pavarur me kufi të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga shtetet fqinje, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912/1913, kaluan plotë tetë (8) vjet. Kështu, nga 1912 deri në 1920, u organizuan disa konferenca ndërkombëtare, u hartuan traktate u arritën marrëveshje, të cilat fatkeqësisht pak ose aspak patën parasysh kërkesat e drejta e të ligjshme të shqiptarëve. Megjithatë, në këto vite të trazuara e të mbushura me ngjarje të hidhura për Shqipërinë e shqiptarët, u gjenden miq, të cilët ndihmuan në qeveritë e tyre për të ndihmuar çështjen shqiptare. Fuqitë, nga të cilat shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit që në fillim patën besim dhe kërkuan fuqimisht përkrahjen e tyre, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (TheAlbanian.co.uk / Prof.Dr.Nebi Dervishi)
Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes sonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është Z. Gjorgj Dred Uilliams, ish ministër i SH.B.A. në Athinë, i cili dha dorëheqjen më 1913, për të protestuar kundra përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Evropës, duke ju drejtuar Presidentit Wilson.
… Zoti President!
Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet, vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja?
Tashmë presidenti Wilson kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në konferencën e Londrës që do të mbahej, dhe kishte vendosur parimet me vendimin që:
Dy parimet themelore të diplomacisë do të jenë:
a) mbështetja në drejtësi dhe
b) vetëvendosja për të gjitha kombet, të mëdha e të vogla.
Këto dy parime përjashtojnë pushtimet e huaja e sundimin e çdo forme, qoftë të një fuqie të huaj mbi një vend tjetër.
Më 4 korrik 1917, Presidenti Wilson deklaronte për priftin shqiptar Fan S. Noli : “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Kjo formulë shpëtimtare karakterizoi qëndrimin e tij ndaj çështjes shqiptare.
Me 1919 në konferencën e paqes në Versajë Presidenti Wilson, pasi ishin rritur tensionet në tryezë, atëherë merr fjalën dhe duke përdorur dokumentet që tashmë ishin mbi tavoline dhe flitej për fatin e trojeve shqiptare shprehet kështu.
Të gjitha kombet do të kenë të drejtë në vetëvendosje, kjo është e drejtë që do të bëhet rregull botëror i demokracisë që synojmë ne.
Pas kundërshtimesh, dhe polemikash aty, Wodroow W.Wilson ngritët në këmbë dhe grushton tavolinën me dorë, duke shikuar dokumentet që ishin shkapërderdh mbi tavolinën e madhe që kishin nxënë fuqitë e mëdha botërore, dhe ju drejtohet të pranishmëve aty!
“A ka territor ky popull? përgjigjja ishte PO. A kanë flamur identifikues të kombit të tyre? përgjigjja ishte PO, a kanë shpallë pavarësinë e tyre bazuar në ketë territor dhe ketë flamur? përgjigjja ishte PO.
Atëherë këta kufijtë, ky shtet nuk ka guxuar për tu copëtuar më tej, dhe ka për të ekzistuar si shtet më të gjitha të drejtat e tyre, si të gjitha shtetet normale!
Në të kundërtën e kësaj, SHBA dhe populli i saj do të jenë në luftë me secilin nga ta që do të gjej kundërshtinë.
Heshtja kishte kapluar dhomën e lordëve, dhe shikimet që tashmë i bënin njëri me tjetrin i kishin kthyer poshtë, dhe kishin ulur kokën, sepse përgjigjja ishte e qartë, e rreptë dhe e prerë.
Ekzistenca e Shqipërisë falë Amerikanëve
Shqipëria, sot më ketë territor që e ka ekziston falë këtij presidenti, fal vendosmërisë së Wilsonit, dhe demokracisë së popullit Amerikan, që e drejta për vetëvendosje të kombeve qoftë të mëdhaja qoftë të vogla edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë prioritet i SHBA-ve.
Kosova, sot ekziston më ndihmën, dhe vendosmërinë Amerikane që ne të jemi shtet, dhe një ditë të faktorizohemi përmes fuqisë sonë ushtarake, politike dhe ekonomike duke u bërë bashkë në një territor të vetëm.
Institucionet shtetërore andej e këndej kufirit në përgjithësi sot duhet të ju shpjegojnë fëmijëve, nxënësve, studenteve, studiuesve për figurën e presidentit të 28-të amerikan, Wodroow Wilson, dhe aktivitetin e tij prej një figure që shqiptarët nuk do të mund të harrojnë sa të ekziston qenia e tyre, sepse Wilson ka dhënë kontribut për ketë të mos zhduket.
Duhet të ketë rrugë të emërtuara në emër të tij. Nëse për shumë figura janë ngritur përmendore, dhe nderohen heronjtë të shumtë, më patjetër duhet të ketë vend edhe një bust për shpëtimtarin e etnisë dhe racës sonë, presidentin e SHBA-ve Wodroow Wilson.
Wodroow Wilson thoshte “Motivi ynë nuk do të jetë hakmarrja apo pohimi fitimtar duke u bazuar në fuqinë fizike të kombit, por vetëm mbrojtja e së drejtës, e së drejtës njerëzore, për të cilën ne jemi kampion i vetëm në botë i mbrojtjes së të drejtës të vetëvendosjes së kombeve.
“Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha (Rugova).
“Ne i duam Amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironin”.
Për radiostargjilan.com
____
ESH