Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media ku ka zbuluar katër emrat e parë të kandidatëve për deputetë nga kjo parti për Komunën e Gjilanit në zgjedhjet e 9 shkurtit shkruan Radio Star.
Valentina Bunjaku-Rexhepi, Lirije Kajtazi, Avdyl Aliu dhe Bardhyl Syla janë katër kandidatët kryesorë që do të përfaqësojnë LDK-në në garën për deputetë në Parlamentin e Kosovës.
Këta emra janë përzgjedhur për të sjellë një qasje të re dhe për të përfaqësuar denjësisht qytetarët e Gjilanit./radiostar/