Ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve këtë edicion do të zhvillohen në Zvicër. Drita është skuadra që do ta përfaqësojë futbollin kosovar këtë edicion në garën më prestigjioze evropiane, derisa tashmë gjilanasit e kanë mësuar kundërshtarin e tyre, raporton Gazetasheshi.com.
Nga shorti i hedhur ditë më parë u mësua se kampioni i Kosovës do të luante ndaj kampionit të Andorrës.
E ndërkohë është skuadra e Inter Eacaldes që fitoi edhe zyrtarisht titullin kampion në këtë shtet.
Bëhet e ditur që për shkak të situatës pandemike, tashmë të njohur si “COVID-19” këtë vit ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës.